Lëvizja BESA mbajti Kuvendin Qendror në Shkup

Mbrëmë në selinë qendrore të Lëvizjes BESA në Shkup u zhvillua mbledhja e Kuvendit Qendror. Në këtë Kuvend u fol për situatën aktuale politike, bashkëpunimin dhe koalicionimin me partitë e tjera opozitare si dhe plotësimin e Kryesisë Qendrore dhe Kuvendit Qendror.

Marketing

Gjithashtu unanimisht u votua që Lëvizja BESA të krijojë një komision të posaçëm për organizimin e ekipit tekniko – operative për diasporën shqiptare në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 8 Majit.

Çdo votë është e vlefshme, sepse fitorja do të jetë e madhe!

Marketing