Lëvizja Besa mbajti mbledhje, bëhen të ditur emrat e funksionarëve nga kjo parti në Qeverinë e re

Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa në mbledhjen e mbajtur sonte ka diskutuar për prioritetet dhe përkushtimin e kuadrove të partisë gjatë Qeverisjes së ardhshme. Nga Lëvizja Besa bëjnë të ditur se Kuvendi Qendror ka vendosur që Fatmir Limani të jetë kandidat për Ministër I Politikës Socilae, Demografisë dhe Rinisë, Besar Durmishi kandidat për Ministër të Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Sedat Sulejmnai kandidat për zëvendës-ministër I Kulturës dhe Turizmit.

Marketing

“Kuvendi i Lëvizjes BESA vendosi që Fatmir Limani të jetë kandidat për Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Besar Durmishi kandidat për Ministër i Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Sedat Sulejmani kandidat për zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit.

Gjatë diskutimit të zhvilluar, Kuvendi i Lëvizjes BESA njëzëshëm konstatoi se në mënyrë të pa kompromis, përfaqësuesit e partisë në Parlament dhe në Ekzekutiv, do të përkushtohen në tre pikat më me prioritet të programit qeverisës:

– Luftën kundër krimit dhe korrupsionit

– Realizimin e kushteve për integrim e vendit në Bashkimin Europian dhe

– Zhvillimin ekonomik të vendit”, thonë nga Lëvizja Besa.