Lëvizja Besa: Mbështesim grevën në arsim!

Nga Lëvizja Besa sot kanë shprehur qëndrimin e tyre në lidhje me grevën në arsim. Nga ky subjekt politik thonë se ekzekutivi duhet të bëjë përpjekje për t’i përmbushur kërkesat e SASHK-ut, ndërkaq bëjnë thirrje që mos t’u bëhet presion të punësuarve në sektorin e arsimit.

Marketing

“Lëvizja BESA e mbështet grevën e mësimdhënësve dhe kërkesat e tyre për një pozicion më dinjitoz në shoqëri, sepse pagat e të punësuarve në arsim janë nën dinjitetin e jetës profesionale. Ashtu siç është e garantuar me ligj e drejta për mësim, ashtu është e garantuar edhe e drejta për grevë si e drejtë elementare në çdo vend të botës. I bëjmë apel Qeverisë që sa më parë t’u gjejë zgjidhje kërkesave të ofruara të SASHK-ut, sepse nga greva nuk përfiton askush, veçanërisht nxënësit. Me harmonizimin e pagës minimale dhe shumëzimin e saj me kompleksitetin e vendit të punës, do të shmanget barazuesi, ku njerëzit me punë të ndryshme dhe profesione të ndryshme të punës marrin të njëjtën pagë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Lëvizjes Besa.