Lëvizja Besa ka mbajtur sot mledhjen e rradhës të Kryesisë Qendrore të partisë. Në mbledhjen e kryesisë u konfirmua pozicioni politik i Levizjes Besa se nga zgjedhjet e fundit lokale janë mbushur objektivat e vendosura si fitorja në Komunën e Tetovës dhe Komuna e Zhelinës. Po ashtu me 26.000 votat e fituara ne zgjedhjet lokale rikonfirmuan edhe peshën politike të mandateve të fituara në zgjedhjet e fituara të 2020.
News33 përcjell se Lëvizja Besa shpreh edhe njëher shqtësimin e saj për metodat sesi BDI po përdor pushtetin dhe heshturazi të aprovuara nga LSDM, duke u cënuar liria e votës dhe demokracia në vend.
Gjithashtu u kanë bërë apel pushteti aktual LSDM-BDI që të ndërpresin presionet me format e ndryshme që po u ushtrojnë deputetëve të Lëvizjes Besa. Për këtë çështje bëjnë me dije se janë njfotuar edhe faktorët ndërkombëtar.
Lëvizja Besa në fund ka riafirmuar edhe njëher orientimet e saj në proceset euro-integruese duke llogaritur se antarsimi në BE dhe NATO janë operacioni I vetëm i të ardhmes së Maqedonisë së Veriut. Besa do të vazhdojë rrugëtimin politik për drejtësi dhe demokraci për heqjen e BDI-së nga forcat e pushtetit poltik dukr bashkëpunuar me të gjitha subjektet poltike që ndajnë të njëjta synime dhe vlera./News33