Levizja “Besa” nuk do të marrë pjesë në takimin e lidërëve të thirrurr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kreu i kësaj partie Bilall Kasami vlerson se takimi i thirrur nga kryeministri është vetëm formalitet dhe synon ta shpëtojë BDI-në nga përgjegjësitë e marra nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare.
“Ky takim i thirrur nga Kovaçevski është formalitet dhe metodë për ta shpëtuar BDI-në e cila duhej të raporton në Tryezën e përbashkët për Deklaratën e përbashkët e partive politike shqiptare në të cilën përfaqësuesi i BDI-së duhej të raportoj mbi realizimin ose jo të obligimeve të marra me marrëveshjen në të cilën si kusht është edhe përfshrja e gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit. Levizja BESA nuk do të marrin pjesë në takim e thirrurr nga Kryeministri Kovaçevski.”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes “BESA”.
Kasami ftesën e kryeministrit Kovaçeski e sheh si sabotim të mundshëm ndaj partive politike shqiptare, ndërsa shtoi se Lëvizja BESA do të vazhdojn të këmbëngulin që gjatë ndyrshimeve kushtetuese të zgjidhet njëherë e përgjithmonë edhe çështja e 20 përqindëshit.
“Ftesa e kryeministrit menjëherë pas ftesës së Lëvizjes BESA mund të jetë një sabotim i takimit të paritve politike shqiptare. Ne kërkojm që në këtë hapje të kushtetutës të zgjidhet përgjithmonë termi 20 përqin.”, tha Kasami.
Ai shtoi se Besa mbetet e hapur për dialog për zgjidhjen e çështjeve të natyrës kombëtare, të cilat, theksoi, janë të garantuara edhe ndërkombëtarisht.