Lëvizja BESA: Shembulli i Shqipërisë dhe Kosovës duhet ndjekur edhe nga RMV

Lëvizja BESA e përshëndet vendimin e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë për nënshkrimin e marrëveshjes për heqjen e kufirit ndërmjet dy vendeve me qëllim të lehtësimit të procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve.
Lëvizja e lirë dhe heqja e kufirit duhet të jetë shembull i integrimit rajonal dhe shembulli i këtillë, si i Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të ndiqet dhe të implementohet edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Lëvizja BESA konsideron se një marrëveshje e këtillë në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve fqinje do të kontribuojë në mirëqenien ekonomike dhe do të ketë impakt pozitv drejt intergimit të vendit në BE.

Lëvizja BESA ka qenë, është dhe do të jetë për integrimin e rajonit në familjen e madhe evropiane, sepse intergimi i Ballkanit Perendimor do të kontribuojë në sigurinë, stabilitetin ekonomik dhe do të hapë rrugë drejt prosperitetit dhe zhvillimit.