Lëvizja Besa shpall fitore në Tetovë: Jemi 1.000 vota para BDI-së

Sadat Sulejmani nga Lëvizja Besa ka shpallur fitoren kësaj partie në garën për Këshillin e komunës së Tetovës, përcjell Tv21. Sulejmani tha se Besa është para BDI-së me 1.000 vota diferencë,

Marketing

“Në vitin 2021, në zgjedhjet e kaluara BDI ishte me 1700 vota para nesh, ndërsa pas një viti, në këto zgjedhje të 20 gushtit ne jemi 1.000 vota para BDI-së. Shfrytëzoj rastin që para jush të falënderoj të gjithë tetovarët për mbështetjen që na dhanë, falënderoj qytetarët që dhanë Besën se do të jenë krah Bilall Kasamit dhe bashkërisht do ta mposhtim njëherë e përgjithmonë regjimin e zullumit”, tha Sulejmani.