Lëvizja Besa sonte do ta promovoj kandidatin për komunën e Tetovës, liderin e saj Bilall Kasami.
“Të dashur qytetarë, të dashur besatarë,
Kemi nderin t’ju njoftojmë se nesër bëhet promovimi i kandidaturës për Kryetar të Komunës së Tetovës,dhe do të zgjidhet kryetari i ri i degës në Tetovë për mandatin 2021-2025 nga rradhët e Lëvizjes BESA, së bashku me kryesin e re të degës së Lëvizjes Besa dhe kuvendaret në komunën tonë.
Ju ftojmë të gjithë juve, që të merrni pjesë në këtë konventë të rrëndësishëm për të ardhmen e Komunës se Tetovës.
Prezenca Juaj përveç se do na nderonte, do tregonte edhe një përkrahje të fuqishme ndaj punëve të mira dhe zhvillimit të përgjithshëm.
Dita: e shtunë 04.09.2021
Ora: 19.30
Vendi: Sheshi Iliria Tetovë
Ju lutem që të gjithë të respektoni protokollin dhe masat për mbrojtje shëndetësore nga COVID-19!”