Lëvizja Demokratike cakton dy koordinatorët për Ohër dhe Karshiakë

Lëvizja Demokratike ka njoftuar se ka caktuar dy koordinator për qytetin e Ohrit dhe të Karshiakës.
“Sot, zyrtarisht emërojmë Muamet Demirin, koordinator të Lëvizjes Demokratike për qytetin e Ohrit, përndryshe ekspert në fushën e financave dhe ekonomisë dhe Mesud Jakupin koordinator të Lëvizjes Demokratike për Karshiakën, kuadër i diplomuar në fushën e shkencave kompjuterike.
Synimi ynë është që ndryshimin e madh në politikën e RMV ta bëjmë me kuadro të pastra, profesionale dhe cilësore!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes.

Marketing