Lëvizja Demokratike hapi zyrat në Gostivar, Mexhiti: Partia jonë po fuqizohet çdo ditë

Lëvizja Demokratike sonte në Gostivar hapi zyrat e reja partiake.

Marketing

Me këtë rast lideri i Lëvizjes Demokratike dhe njëherit zëvendës kryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka deklaruar se ky moment shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të një alternative politike të fortë dhe përfaqësuese për të gjithë qytetarët.

“Lëvizja Demokratike po fuqizohet çdo ditë, duke krijuar një strukturë solide dhe një vizion të qartë për një të ardhme më të mirë. Kjo është dëshmi e përkushtimit dhe bashkimit të njerëzve që besojnë te ndryshimi, te barazia dhe te përfaqësimi i drejtë i të gjithëve”, ka thënë Mexhiti. Ai më tej ka shtuar se bashkë me forcimin e LD-së, po konsolidohet edhe koalicioni VLEN, si garanci për një politikë që vlen – një politikë që mbështet zhvillimin, drejtësinë dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Faleminderit të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve që e bënë të mundur këtë moment! Forca jonë qëndron në bashkimin dhe vizionin tonë të përbashkët. Gostivari sot tregoi që është pjesë e rëndësishme e këtij vizioni!”, tha Izet Mexhiti lider i Lëvizjes Demokratike dhe njëherit zëvendës kryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut.  https://www.facebook.com/share/p/149bAaRGAN/