Lëvizja Demokratike vijon me konsolidimin e saj në mbarë vendin, duke përmbyllur me sukses procesin e strukturimit të Degës në Butel. Në një kuvend zgjedhor me pjesëmarrje të gjerë të anëtarësisë, Veton Gavazi u zgjodh kryetar i kësaj dege, duke marrë mbështetjen për të udhëhequr një nga strukturat kyçe të partisë.
Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm në përforcimin e Lëvizjes Demokratike dhe në përgatitjen për sfidat e ardhshme politike.
Nga aty theksojnë se fuqizimi i degëve në nivel lokal është një element thelbësor në ndërtimin e një alternative të besueshme politike.
“Lëvizja Demokratike po rritet çdo ditë dhe mbetet e përkushtuar për një qeverisje të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme. Vazhdojmë përpara me vendosmëri,” thuhet në njoftimin e partisë.
Me strukturimin e Degës së Butelit, Lëvizja Demokratike synon të forcojë praninë e saj politike dhe të afrojë vizionin e saj më pranë qytetarëve.