Lëvizja Demokratike përkrah protestën për spitalin modular në Tetovë

Lëvizja Demokratike njofton opinionin e gjërë se përkrah protestën e paralajmëruar për ditën e mërkurë, kundër vendimeve të gjykatës themelore në Tetovë, për vendimet skandaloze ndaj përgjegjësve të djegie për së gjalli të 14 pacientëve në Spitalin Modular në Tetovë para 2 viteve.

Marketing

Lëvizja Demokratike fton përkrahësit e saj të rreshtohen krah për krah me protestuesit, të organizuar nga shoqata qytetare, të indinjuar me vendimet e gjyqësisë në vend.