Lëvizja Demokratike reagon ndaj sulmit të ekipit të TV Alsat

Sulmi ndaj gazetarëve dhe kameramanit të Televizionit Alsat në Çarshinë e Shkupit është një ngjarje shumë e shëmtuar, të cilën, Lëvizja Demokratike e dënon fuqimisht. Është e papranueshme që individë të frustruar t’i sulmojnë gazetarët, aq më tepër në një vend, siç është Çarshia e Shkupit, ku ka lëvizje të njerëzve dhe sidomos të turistëve të huaj. Organet e rendit duhet qa sa më parë ta hetojnë këtë rast dhe sulmuesin ta nxjerrin para organeve të drejtësisë. Puna e gazetarëve është në shërbim të informimit të opinionit, kurse Çarshia e është trashëgimi e veçantë e kulturës sonë, imazhin e të cilës askush nuk ka të drejtë ta cenojë.

Marketing

 

Lëvizja Demokratike