Lëvizja Demokratike shënoi ditëlindjen e parë të themelimit (FOTO)

Me një ceremoni solemne në Sheshin Skënderbeu në Shkup, mes politikanëve, diplomatëve dhe aktivistëve të saj, Lëvizja Demokratike shënoi njëvjetorin e themelit.

Marketing

Kryetari i Lëvizjes Demokratike para të pranishmëve tha se ky njëvjetor e gjen partinë të suksesshme dhe me rritje të gjithanshme.

‘Një vit më parë, kur krijuam Lëvizjen Demokratike, shumëkush dyshonte në mundësinë e ndryshimit. Por ne besuam, dhe falë përkushtimit të përbashkët, kemi ndërtuar një forcë politike të konsoliduar, që tashmë është shtrirë në mbarë vendin’, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se është dëshmuar se jemi më shumë se një parti – jemi lëvizja që theu frikën dhe mbolli shpresën e vërtetë për ndryshim.

‘Ne kemi dëshmuar se bashkimi ynë, mund të triumfojë mbi një regjim që për dy dekada ka shfrytëzuar vendin tonë dhe qytetarët e tij. Sot, një vit pas themelimit Lëvizja Demokratike është më e fortë dhe më e vendosur se kurrë për të vazhduar rrugën drejt një të ardhmeje të suksesshme. Dhe ky përvjetor pasqyron qëndrueshmërinë, forcën dhe besimin, që kemi ndërtuar së bashku’ tha Mexhiti.

Lëvizja Demokratike u themelua më 13 gusht 2023, ndërsa është pjesë e koalicionit VLEN, pjesëmarrëse në qeveri, ndërsa lideri i saj Izet Mexhiti ka postin e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. 

Marketing