Lëvizja “E DI” Maksim Dimitrievski promovoi partinë e re

Ky subjekt i ri politik vjen në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, kurse formimi I tij ishte paralajmëruar që në mars të këtij viti. Nismëtarët e partisë së re paralajmëruan se që sot do të nisin me grumbullimin e nënshkrimeve, me qëllim që sa më shpejt të regjistrohen si subjekt politik dhe të nisin me punë.

Marketing

Kryebashkiaku i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, mbrëmë në Shkup ka promovuar subjektin e ri politik “Lëvizja për Maqedoninë tonë – E DI”.

Dimitrievski si Ideatori i Lëvizjes, bashkë me përfaqësues të dhjetë shoqatave qytetare, nga po aq qytete, nënshkruan nismën për formimin e partisë politike.

Motoja e partisë, sic tha Dimitrievski, është “Nga qytetarët për qytetarët”.

Sipas tij, qëllimi nuk është të jenë në opozitë, por ta fitojnë pushtetin kurse hapin e parë që do ta ndërmarrin nga kjo pozitë do të jetë shfuqizimi i Kodit Penal.

“Qëllimi ynë kryesor është të kthehemi në themelet e shtetësisë sonë, që shkelet vazhdimisht. Ilindenasit e ASNOM-it do të qëndrojnë si hije, kurse ne do të shkelim përpara dhe nuk do të dallojmë askend, as sipas besimit, përkatësisë etnike por do të jemi të bashkuar për Maqedoninë. Në këtë rrugë, ne Maqedonasit duhet të mësojmë nga bashkëqytetarët tanë Shqiptarë, të arrijmë konsensus kombëtar të popullit maqedonas. Nëse këtë nuk e bëjmë, nuk do të jemi. Sic thuhet, thika ka mbërritur deri në kockë” – thotë Maksim Dimitrievski.

Maksim Dimitrievski për momentin është duke realizuar mandatin e tij të dytë si Kryetar i Komunës së Kumanovës.

Të parin, nga viti 2017 deri 2021 e fitoi si kandidat i LSDM-së. Pasi nuk mori besimin e partisë për mandatin e dytë, ai në zgjedhjet lokale 2021 u paraqit si kandidat i pavarur me shoqatën “Për Kumanovën tonë”.

Marketing