Lëvizja e Trump ndaj Ukrainës shqetëson Europën, Macron thërret liderët e BE në samit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ftuar liderët e BE në një takim urgjent të hënën e ardhshme, pas levizjeve diplomatike të SHBA në raport me Ukrainën.

Marketing

Njoftimi është bërë sot përmes ministrit të Jashtëm polak Radoslaë Sikorski, pasi lëvizjet diplomatike të administratës së Trumpit të SHBA-së për Ukrainën po shqetësojnë Europën. Ndërkohë kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar se do të marrë pjesë në një takim të liderëve europianë.

“Ne duhet të tregojmë forcën dhe unitetin tonë”, tha ministri i Jashtëm polak në një postim në “X”.