Lëvizja POPULLI mbajti kuvendin temelues të Forumit Rinor

Lëvizja POPULLI në suaza të strukturimit të saj partiak, sonte mbajti Kuvendin Themelues të Forumit Rinor. Me propozim dhe vendim të Kuvendit Themelues, kandidat i vetëm ishte Muas Latifi, i cili mori edhe miratimin e kuvendit për të qenë kryetar i saj.
Fjalë rasti kishte Drejtori i “Ujërat e Maqedonisë” z. Llokman Limani, fjalë kishte edhe Zëvendësministri i Kulturës, z. Onur Ali.
Njëashtu, fjalë përshëndetëse kishte edhe kryetarja e Forumit të Gruas, zonja Mejreme Ramadani – Shabani.
Dhe për fund, këtë eveniment e përmbylli fjalimi i kryetarit të Lëvizja Populli, z. Skender Rexhepi – Zejd i cili shprehi falemnderim ndaj rinisë e cila është shtyllë e Levizjes Populli. Ai në fjalimin e tij theksoi se do të qëndrojë gjithnjë në gatishmëri për të avansuar dhe zgjidhur çështjet që e tangojnë rininë, e krahas angazhimit për rinië, do të kujdeset që rinia të ketë hapsirë udhëheqëse parti dhe në institucione që të tregojmë vlera të larta menaxhuese me sfidat që e presin atë në të ardhmen.
Më tej, ai theksoi se “Rinia është ajo që e bën REVOLUCIONIN, e kjo filloj nga sonte, e që suksesi do shihet me 8 Maj.”

Marketing