Lëvizjes BESA: Qeveria e Maqedonisë së Veriut të distancohet nga projekti “Ballkani i Hapur”

As që dyshonim ndonjëherë se kjo Qeveri është kahëzuar në drejtim të realizimit
të projekteve serbo-ruse, por me ‘aktin’ e djeshëm ‘vulosën’ paralajmërimet e
Lëvizjes BESA, të cilat dëshmonin se përbërja qeveritare është ‘mashë’ në duart e
projekteve anti kombëtare.

Marketing

Pas disa përpjekjeve që të konkretizohet projekti ‘Ballkani i Hapur’, Edi Rama si njëri nga nismëtarët kryesor hetoi planin e rikthimit të sundimit serbo-rus në Ballkan, përmes realizimit të projektit të sipërpërmendur dhe në deklarimin e fundit u shpreh kundër kësaj nisme të mbrapsht.
Për dallim nga qëndrimi i Kryeministrit shqiptar, kreu i Qeverisë së Maqedonisë së
Veriut, Kovaçevski ripotencoi që projekti ‘Open Ballkan’ qenka nismë e ndritur,
ngase përmes të njëjtit, popullata dhe mallërat do të qarkullojë më lirshëm, gjë e
cila nuk ndodhi ngaqë edhe sivjet diaspora shqiptare u ballafaqua me pritjet e
gjata nëpër kufij.

Kjo nuk mjaftoi për partnerin e koalicionit LSDM-BDI, e cila përmes ‘zëdhënësit’
të Rrugëve të Maqedonisë –Ejup Rustemi, rikonfirmoi partneritetin në lidhje me
këtë projekt, duke u ndje i ngazëllyer në përqafjet e Kryeministrit të Serbisë-
Bërnabiq, promovuan ‘programin’ e përbashkët mes Serbisë dhe Maqedonisë së
Veriut në pagesën e taksave rrugore.

Lëvizja BESA kërkon nga Qeveria e krimit dhe korupsionit që të heq dorë nga
projekti ‘Ballkani i Hapur’, sidomos kur në këtë nismë anashkalohet Kosova.

Projektet e përbashkëta, realizohen vetëm duke pasur fqinjësi të mirë me
bazament njohjen e ndërsjellë, dhe asesi duke kryer krime ndaj një populli, të cilit
nuk i kanë kërkuar falje dhe akoma nuk ka asnjë aktvendim përgjegjësie kundër
fajtorit të shpallur edhe nga faktorët ndërkombëtar.
Mbeten të papranueshme të gjitha projektet, të cilat shkelin interesat e cilit do
populli dhe sidomos të Kosovës në këtë situatë.

Kërkojmë nga BDI (i shpalluri si pinjoll i Ballkanit të Hapur) bashkë me vasalët e
tyre, të ndjekin qëndrimet e Kosovës, të cilat janë kundër çdo projekti që rikthen
kombin shqiptar në ‘kthetrat’ ruso-jugosllave.

Njëkohësisht u bëjmë thirrje që vizitat e ardhshme që organizohen në Tiranë, të
mos i shfrytëzojnë, për ‘fotoset-pozime’ në darkat e majme të shtruara në këto
kohë krizash dhe konfliktesh në Ballkan e më gjerë.

Lëvizja BESA në vazhdimsi mbetet kundër çdo nisme, e cila si bazament nuk do të
ketë fqinjësinë e mirë, agjendën pro-evropiane dhe njohjen e ndërsjellë ndër-
shtetërore.

Andaj kërkojmë edhe njëherë që Maqedonia e Veriut, të heq dorë nga nisma e
‘Ballkanit të Hapur’ dhe orientimi i vetëm të mbetet ‘Procesi i Berlinit’, i cili në
thelb përmban euro-integrimin e të gjithë popujve, duke respektuar vlerat e gjithë
secilit pa-kushte.

Abdush Demiri – sekretar gjeneral i Lëvizjes BESA.