Lewandowski krenar që ka arritur Messin dhe CR7

Robert Lewandowski e ka fituar çmimin “The Best”, për të mirin e vitit 2020 nga FIFA.

Marketing

Ai i mundi Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon për t’u kurorëzuar me çmimin më të rëndësishëm në karrierë.

“Ndihem fantastik”, tha Lewa.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur të jem i sinqertë, është një ditë shumë e mirë për mua, po ashtu për klubin dhe shokët. Ky çmim i përket edhe atyre”.

“Të fitosh këso titulli dhe të ndash me Messin dhe Ronaldon, është diçka e pabesueshme dhe do të thotë shumë për mua”.