Dy mjetet ajrore luftarake qëndruan përgjatë gjithë kohës në krah të avionit ku udhëtonin Robert Lewandowski dhe shokët e tjerë të skuadrës, për në kompeticionin ku mungojnë prej vitit 1986.
E gjithë kjo masë sigurie vjen pas incidentit të dy ditëve më parë ku dy shtetas polakë humbën jetën pranë kufirit me Ukrainën, si pasojë e një rakete që kaloi në fshatin e tyre.
Së fundmi, vetë presidenti polak, Andrzej Duda, deklaroi se incidenti fatkeq mund të jetë shkaktuar nga një mosfunksionim i sistemit të mbrojtjes raketore të Ukrainës.