Lewandowski thyen rekordin e Muller, bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Bundesligës

Robert Lewandowski ka arritur të thyejë një rekord historik.

Rekordi i maksimumit të golave në Bundesligë mbahej nga Gerd Muller, sulmuesit legjendar “Bavarez” i cili kishte arritur kuotën e 40 golave në sezonin 1971/1972, shkruan lajmi.net.

Tani, Robert Lewandowski e ka thyee rekordin e Muller, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Bundesligës

Lewandowski ka shënuar 41 gola dhe shtatë asitime në këtë sezon duke e thyer rekordin e Muller i cili shënoi poashtu 40 gola në sezonin 1971-1972.

Polaku nuk arriti të shënojë gol në shansin e tij të fundit, ndeshjen ndaj Ausburgut, por kur u duk se rekordi nuk do të thyhej, ai shënoi gol në min 90′.

Tani rekordi për golashënuesin më të mirë të Bundesligës në një sezon e mban Robert Lewandowski me 41 gola.

https://twitter.com/Transferzone00/status/1396125755814207496?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1396125755814207496%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Marketing