Ballina Sport Lewandowski vendos për të ardhmen

Lewandowski vendos për të ardhmen

Robert Lewandowski pritet ta vazhdojë marrëveshjen me Bayern Munich, pas lajmeve se do të largohej nga klubi në verën e ardhshme.

Marketing

Duket se Robert Lewandowski ka vendosur përfundimisht t’i përkushtohet gjigantit gjerman Bayern Munich, duke e vazhduar qëndrimin në Allianz Arena.

Kohëve të fundit është përfolur se sulmuesi polak do të largohej nga Bayerni, me të cilin e ka fituar çdo trofe të madh vendorë – plus Ligën e Kampionëve.

Por pasi largimi gjatë kësaj vere i dështoi, duket se ai e ka ndryshuar mendjen dhe dëshiron të qëndrojë duke nënshkruar marrëveshje të re, transmeton expres.

Marrëveshja e tanishme mes 33-vjeçarit dhe Bayernit skadon në verën e vitit 2023.

Exit mobile version