Ballina Lajme Maqedoni Leximorja e Çairit merr emrin e shkrimtarit Fadil Curri

Leximorja e Çairit merr emrin e shkrimtarit Fadil Curri

Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit

Emërimi i leximores me emrin e “Fadil Currit” pasqyron vullnetësinë e tij dhe kujdesin që Çairi tregon për promovimin e kulturës dhe arsimit. Fadil Curri ishte një krijues i angazhuar dhe një zë i fuqishëm që përmes veprës së tij na solli rrëfime të ndjera të vërteta dhe të thella për jetën dhe shoqërinë tonë”.

Ndër tjerash, kryetari Ganiu theksoi se për momentin objektin e kanë marrë me qira pasi që kjo është vetëm një nismë. Sipas planeve të tyre pritet që shum shpejtë të dal leja e ndërtimit për qendër rinore së bashku me leximore, projekt ky i Komunës së Çairit, i cili kushton 2 milionë euro. Ai theksoi se emri i Fadil Currit do të bartet edhe tek objekti i ri i cili do të hapet dhe me më shumë hapësirë që pritet maksimuni për gati 2 vjet të përfundojë. Në dispozicion të leximores bëjnë të ditur se është edhe arkivi i Shqipërisë.

Fjalimet kanë vazhduar duke pasur plot lëvdata si dhe me sqarime të përmbajtjes së librit ku theksojnë se libri në përmbajtjen e tij ka tema për të cilat vështirë të ishin të dëgjuara më parë ku theksohet se vepra fillon me disa tregime fillestare nga aty se kush jemi ne si jemi ne, si të tjerët na trajtojnë e kështu me radhë. Po ashtu porosisin brezat e ardhshëm që në mënyrë sa më të denjë të vazhdojnë punën e filluar të Fadilit.

Sinkron

Marketing

“Ne duhet të bëhemi shembull, jo me fjalë, me sakrifica, ngeli deri në fund të jetës së tij shpirt rebeli i padëshirueshëm dhe i rrezikshëm për pushtetin posaçërisht për Maqedoninë. Po edhe pse i lindur ritur dhe i shkolluar në të gjithë nivelet asnjëherë nuk iu dha shtetësia. Le të vazhdojnë të tjerët punën e filluar të Fadilit me nderime dhe përpunime”.

Ndërkaq në një prej fjalimeve ftohet edhe bashkëshortja e Fadil Curit për të pranuar mirënjohjet dhe botimin e fundit të revistës të krijuar nga vet Fadil Curi për 18 numra me radhë.

Sinkron

“Kjo është revista botimi i fundit ku kreator, ideator për 18 numra me radhë të revistës dhe projekteve shkollore e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ka qenë Fadil Curri”.

Fjalimet ishin të shumta të cilat të gjitha në vetvete përmbanin falënderime dhe mirënjohje kundrejt shkrimtarit dhe veprave të tij të cilat janë të paharrueshme.

Marketing
Exit mobile version