Liban, rritet në 113 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Bejrut, 4 mijë janë të plagosur dhe dhjetëra mbesin të zhdukur, tha ministri i Shëndetësisë Hamad Hassan.
Shpërthimi i fuqishëm i ndodhur në Bejrut të Libanit la të pastrehë më shumë se 300 mijë njerëz. Alarmin e dha Guvernatori i Bejrutit, Marëan Abboud.
“Mbi 300 mijë njerëz mbetën pa shtëpi pas shpërthimeve. Unë shkova rreth qytetit, gati gjysma e shtëpive janë shkatërruar ose dëmtuar. Dëmet mund të kapin vlerën mbi 3 miliardë dollarë.”
Nga ana tjetër, sipas “Al Jazeera”, tre spitale janë rrënuar nga shpërthimi. Dy të tjerë raportohen të kenë marrë dëmtime të rënda.
Bejruti është në një urgjencë shëndetësore pasi numri i viktimave rritet orë pas ore.
Franca do t’i shkojë në ndihmë Bejrutit duke dërguar disa ton pajisje mjekësore. Edhe mjekët e urgjencës do të mbërrijnë sa më parë në Bejrut.