Liberalizimi i vizave, Kosova kërcënon me ndërprerje te dialogut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe zëvendësi i tij, Enver Hoxhaj, paralajmëruan mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë nëse Këshilli i Ministrave të BE-së në muajin dhjetor nuk e vendos në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Marketing

Ata, siç shkruan sot “Epoka e re” e vlerësojnë të arsyeshëm ndërlidhjen e këtyre dy proceseve në qoftë se BE-ja nuk e mban pretimin e dhënë për vizat.

Sipas Haradinaj dhe Hoxhaj, nuk është e drejtë që Kosovës t’i bëhet presion për dialog duke ua mohuar qytetarëve të saj të drejtën për të lëvizur pa viza në Zonën Shengen.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj deklaroi edhe se, në rast se nuk i heq vizat për Kosovën, BE-ja do të tregojë se është islamofobike dhe albanofobike.

Marketing