Libia kërkesë Izraelit: Shpallni armëpushim 48-orësh, vendi ynë i shqetësuar për përhapjen e luftës

Ministri i Jashtëm libanez, Abdallah Bou Habib, i ka kërkuar Izraelit që të shpallë një armëpushim 48-orësh. Ai deklaroi se vendi i tij është shumë i shqetësuar se lufta mund të shpërndahet në rajon.

Marketing

“Në të vërtetë ne nuk duam luftë. Qeveria nuk dëshiron luftë. Ne po dialogojmë me grupe të ndryshme. Por është e pakontrollueshme sepse gjithçka varet nga ajo që ndodhi në Gaza,” tha Bou Habib.
Por, Izraeli duket se nuk parashikon një armëpushim, pasi ka paralajmëruar ndërhyrje ushtarake tokësore.

Paralelisht, grupi i mbështetur nga Irani, Hezbollah ka shkëmbyer zjarr me forcat izraelite përtej kufirit në Izraelin verior dhe Libanin jugor.