Ligji për modelin e kombinuar për përdorimin e librave shkollorë të shtypur dhe dixhitalë, për Carovskën është një ndryshim i rëndësishëm. Sa i përket shqetësimit për shëndetin e fëmijëve që do të kalojnë më shumë kohë para pajisjve digjitale, ministrja thotë se librat digjitalë shkurtojnë këtë kohë përmes informacioneve të përmbledhura cilësore.
“Fëmijët tanë jetojnë në një botë digjitale, e pas 20 vitesh, kur ata që janë tani në klasë të parë duhet të jenë qytetarë produktivë, atëherë ata tërësisht do të jetojnë në atë botë digjitale për të ciat tani do t’ua japim njohuritë. Ata duhet të mësohen që kompjuteri nuk përdoret vetëm për rrejtet sociale dhe lojra, por edhe për të formuar njohuritë që na duhet. Kemi rreth 1.300 nxënës që nuk kanë as energji elektrike në shtëpi dhe en këtë e dimë, e njoh shumë mirë situatën sociale. Gjithsesi, çdo prind që vlerëson se fëmija i tij nuk mund të mësoj nga librat digjital do të printoj librin. Në ato familje ku për shkaqe ekonomike nuk do të mundin ta shtypin librin, këtë do ta bëjë shkolla dhe atje ku mungojnë pajisjet elektronike, do të sigurohen nga shkolla.”, tha Carovska.