Liderët e BE-së arritën marrëveshje për rimëkëmbjen ekonomike

Liderët e 27 vendeve anëtare në Bruksel arritën marrëveshje historike për rimëkëmbjen ekonomike të Unionit si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19. Kjo marrëveshje do të kap  vlerën mbi 1.8 bilion euro dhe do të ketë afat realizimi prej vitit 2021 deri në 2027.

Marketing

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se negociatat e vështira në kohëra të vështira kanë përfunduar mirë për të gjitha shtetet anëtare dhe popujt e Europës. Ai theksoi se është rënë dakord që buxheti evropian në 7 vitet e ardhshme të mbështetet me 1.074 bilion euro dhe me një shtesë prej 750 miliardë që do të mobilizohet për rimëkëmbjen ekonomike.

390 miliardë euro janë grande dhe 360 miliardë janë kredi, që është një rënie e lehtë në krahasim me atë të planifikuar fillimisht.

Kjo është një përgjigje e mirë dhe e fortë. Ne kemi treguar përgjegjësi dhe besim kolektiv për një të ardhme të përbashkët. Unë besoj se kjo marrëveshje do të shihet si një moment vendimtarë në rrugën evropiane që do të na shtyjë në të ardhmen.”,- tha Charles Michel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se BE është i aftë të veprojë bashkërisht, madje edhe në një kohë krize të madhe, dhe se është i gatshëm të zbatojë zgjidhje të reja në rrethana të pazakonta.

“Ky është një sinjal i rëndësishëm që ne po e dërgojmë përtej kufijve të BE-së, megjithëse secila është e shqetësuar në mënyrë tjetër, por të gatshme për të ndërmarrë veprime.”,- theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Edhe presidenti francez e përshëndeti këtë ditë historike për Evropën.

“Ky është një ndryshim historik për Europën tonë. Është bërë një hap i madh.”,- theksoi presidenti i Francës, Emanuel Makron.

Fillimisht bisedimet ishin paraparë të zgjasin 2 ditë por për shkak të qëndrimeve të ndryshme bisedimet vazhduan më gjatë.

“Kemi biseduar për 4 ditë por që ia vlejti. Tani kemi resurse të reja. Ky është një hap i madh me një qëllim të qartë.”,- u shpreh KRYETARja E KE-së, Ursula Von Der Lein.

Pritet që marrëveshja të miratohet dhe nga Parlamenti Europian, nga ku kanë paralajmëruar se do të mbahet seancë plenare speciale.