Liderët e Evropës urojnë Bajden për fitoren: Presim të bashkëpunojmë

Mesazhe urimi kanë mbërritur nga liderët e të gjithë botës për fitoren e Joe Biden dhe Kamala Harris pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Që nga  Presidentja e Komisionit Europian, tek kancelarja gjermane, kryeministri britanik apo Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, shprehet vullneti për bashkëpunim sa më të shpejtë me presidentin e ri. “Opinion.al”, sjell mesazhet e disa prej liderëve botërorë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Lyen:

“BE dhe SHBA janë miq dhe aleatë, qytetarët tanë ndajnë lidhje shumë të ngushta. Pres me padurim të punoj me presidentin e zgjedhur Biden”.

Kancelarja Gjermane Angela Merkel:

“Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme dhe duam t’i kalojmë sfidat e mëdha të kohës”.

Kryeministri Britanik Boris Johnson:

“SHBA-të janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe pres me padurim të punojmë nga afër mbi prioritetet e përbashkëta të ndryshimit të klimës, tregtisë dhe sigurisë”.

Presidenti francez Macron:

“Do të punojmë së bashku”.

Kryeministri Italian Giusepe Conte:

“Jemi gati të punojmë me presidentin e zgjedhur Joe Biden për të forcuar lidhjet transatlantike. SHBA mund të mbështetet tek Italia si një aleat solid dhe partner strategjik”.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez:

“Ju urojmë fat dhe gjithë të mirat. Presim me padurim të bashkëpunojmë me ju për të përballuar sfidat që na presin”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg:

“E di që Joe Biden është një mbështetës i fortë i Aleancës dhe pres me padurim të punoj me të. Një Nato e fortë është diçka e mirë për Amerikën e Veriut dhe Europën”

Marketing