Kryetarët e tre partive që përbëjnë Lidhjen Evropiane për Ndryshim, kryetari Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe ai i Alternativës Afrim Gashi, kanë takuar sot në një takim konsultativ këshilltarët e kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Elvis Hoxhën, Bekim Qokun dhe Hysamedin Feraj.
Në lajmin e shpërndarë në rrjetet sociale liderët shqiptarë të opozitës, me bindje maksimale paralajmërojnë se NDRYSHIMI PO VJEN!