Liderët evropianë vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë

Liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel kanë vazhduar më 13 dhjetor në Bruksel sanksionet kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj tjerë për veprimet e saj në Ukrainë.

Marketing

Sanksionet, që kryesisht shënjestrojnë sektorin bankar dhe atë të energjisë në Rusi, janë vendosur gjatë verës së vitit 2014 dhe janë zgjatur çdo gjashtë muaj që nga ajo kohë.

Sanksionet kanë qenë përgjigjje ndaj vendimit të Rusisë për të aneksuar rajonin e Krimesë më 2014, si dhe për mbështetjen ruse ndaj separatistëve në konfliktin në lindje të Ukrainës që ka rezultuar me më shumë se 10,300 persona të vrarë gjatë katër vjetëve të fundit.

Liderët e BE-së do të diskutojnë edhe incidentin në Detin Azov, vend në të cilin Rusia ka aneksuar tri anije ukrainase dhe ekipin prej 24 anëtarëve në muajin e kaluar.

Në disa përfundime të pakompletuara, që ka siguruar Radio Evropa e Lirë, ato nuk dënojnë Moskën për incidentin dhe nuk bëjnë thirrje për sanksione shtesë, mirëpo theksojnë se “BE-ja duhet të jetë e gatshme për të miratuar masa që fuqizojnë mbështetjen ndaj zonave të prekura në Ukrainë”.

Në këto dokumente po ashtu përmendet se “nuk ka asnjë arsyetim për përdorim të forcës ushtarake nga Rusia”, duke shtuar se “Këshilli Evropian kërkon lirim të menjëhershëm të gjithë të të ndaluarve ukrainas, si dhe të mundësojë lëvizje të lirë të anijeve në Ngushticën e Kërçit.