Liderët në pauzë, bisedimet vazhdojnë

Pas dy orësh jo të plota që nga fillimi i takimit, liderët e katër partive më të mëdha në vend i ndërprenë bisedimet dhe shkuan në pauzë të shkurtë. Nuk ka informata për atë se çka kanë biseduar në pjesën e parë të takimit të sotëm të tretë të liderëve në pesë ditët e fundit.

Marketing

Në takimin e liderëve marrin pjesë liderët e katër partive më të mëdha parlamentare Zoran Zaev i LSDM-së, Ali Ahmeti nga BDI, Hristian Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja dhe Bilall Kasami nga BESA.

Ky është takimi i tretë i liderëve gjatë pesë ditëve të fundit. Dy takimet e para u mbajtën javën e kaluar, njëri në përbërje të zgjeruar me pjesëmarrje të liderëve të partive të cilët kanë më shumë se një deputet në Kuvend, ndërsa i dyti në përbërje të shkurtuar me kërkesë të liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski.

Pushteti kërkon nga opozita mbështetje për referendumin vijues, opozita kërkon miratim të Ligjit për financimin e partive politike, ndryshime në Ligjin për Qeverinë, sipas modelit të Përzhinës dhe ndryshime në Kodin Penal që lidhen me amnistinë.

Marketing