Lideri çeçen mbath çizme që kushtojnë rreth 2 mijë euro, Zelensky shfaqet me një palë që kushtojnë 40 euro

Udhëheqësi famëkeq çeçen Ramzan Kadyrov, ndryshe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nuk vishet me modesti për t’u afruar me njerëzit, por dëshiron të dërgojë një mesazh për epërsinë e tij me veshjet e tij.

Marketing

Gjegjësisht, ai shpesh mund të shihet me çizmet e shtrenjta të Pradas, me të cilat është shfaqur së fundmi, gjatë një fjalimi për publikun, transmeton Reporteri.net.

Çizmet të cilat ndryshe quhen Prada Monolith janë model i vitit 2019 dhe sot mund të blihen me një çmim prej rreth 1822 euro.

Vajza e Kadyrov, Aishat është një stiliste, kështu që qi ka mundësinë të marrë pothuajse çdo veshje të dëshiruar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nga ana tjetër, preferon veshje më të thjeshta, ndaj së fundmi ka ecur me atlete Saucony Jazz gjatë një vizite në qytetin e shkatërruar të Bucha, çmimi i të cilave është rreth 40 euro.

Frymëzimi për të tjerët

Stili i Zelensky ka frymëzuar së fundmi presidentin francez Macron që të vishet më “casual”.

Macron vendosi të shkonte në punë me xhinse dhe një bluzë franceze me kapelë për t’u bërë më shumë si Zelensky.