Lideri i Hamasit u vra me një bombë të sofistikuar me telekomandë

Lideri I Hamasit, Ismail Haniyeh u vra këtë javë me anë të një bombe të sofistikuar, të kontrolluar në distancë. Bomba u fut në banesën ku ai ishte strehuar në Tehran.

Pra, New York Times bën të ditur se Haniyeh nuk u vra me anë të një sulmi ajror, siç u mendua fillimisht.

Sipas raportit, në të cilin citoheshin shtatë zyrtarë të Lindjes së Mesme, përfshirë këtu edhe dy iranianë dhe një zyrtar amerikan, pajisja shpërthyese ishte vendosur në godinën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, rreth dy muaj më parë.

Zyrtarët iranianë, të cilët janë anëtarë të IRGC, thonë se saktësia e sulmit të kujtonte mitralozin e telekomanduar të përdorur nga një ekip i Mossad për të vrarë shkencëtarin e lartë bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh në 2020.

Sipas dy zyrtarëve të Gardës Revolucionare iraniane të informuar për incidentin, shpërthimi tronditi ndërtesën, theu disa xhama dhe shkaktoi shembjen e pjesshme të një muri të jashtëm. Ky dëmtim ishte i dukshëm edhe në një foto të ndërtesës të ndarë me The New York Times.

Haniya, i cili drejtonte zyrën politike të Hamasit në Katar, kishte qëndruar në atë godinë disa herë gjatë vizitës në Teheran, sipas zyrtarëve të Lindjes së Mesme.

Marketing

Të gjithë zyrtarët folën në kushte anonimiteti.

Zyrtarët iranianë dhe Hamasi bënë përgjegjës për sulmin Izraelin, një vlerësim ky i ndarë nga disa zyrtarë amerikanë të cilët folën në kushte anonimiteti.

Vrasja nxiti frikën për një valë tjetër dhune në Lindjen e Mesme dhe prishi negociatat e vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Khaniya ishte kryenegociatori në bisedimet e armëpushimit.

Izraeli nuk e ka marrë publikisht përgjegjësinë për vrasjen, por zyrtarët e inteligjencës izraelite informuan Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore për detajet e operacionit menjëherë më pas, sipas pesë zyrtarëve të Lindjes së Mesme.

Marketing