Fillimin e punimeve në rrugën e re që lidh Komunën e Dollnenit me Komunën e Çashkës, përkatësisht fshatrat Crnilishtë me Jabollçishtë është pritur jashtëzakonisht mirë nga banorët e dy komunave. Ata kanë falenderuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, dhe drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memetin që mbajtën premtimin e tyre për asfaltimin e rrugës.
Vlen të theksohet se e gjithë rruga po ndërtohet nëpërmes maleve të Velesit dhe Prilepit, ndërsa lidh dhe ofron fshatrat shqiptarë të tre komunave. Memeti me këtë rast është shprehur se viti 2019 do të jetë një vit ku do të investohet në rrugë dhe shpreson se shumë rrugë të anës së Manastrit dhe qyteteve do të asfaltohen për të mirën e gjithë qytetarëve.
Ali Ahmeti: Rruga që lidh Dollnenin me Çashkën është nevojë dhe domosdoshmëri e banorëve vendor, shkurtohen 60km. rrugë
Publiée par Tv Uskana sur Vendredi 6 septembre 2019