Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, më datë 12 tetor 2022, organizon Tryezë të rrumbullakët me temë: “Harmonizimi i programeve studimore në arsimin e lartë me nevojat e tregut të punës”. Gjatë tryezës, përfaqësuesit e sektorit akademik dhe atij afarist do të diskutojnë lidhur me gjetjen e modaliteteve që arsimi i lartë dhe programet studimore të jenë në shërbim dhe të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

