Lidhja Europiane për Ndryshim: Jemi të hapur për ngjeshjen dhe rritjen e koalicionit të fitores

Në kohën që skena politike shqiptare në RMV është ndarë ndërmjet Lidhjes, që synon bashkimin e shqiptarëve për ta bërë rotacionin e shumëpritur politik dhe integrimin e vendit në BE, dhe mes atyre që e kanë kapur vendin dhe e kanë bllokuar integrimin, ndjejmë për detyrim të shpjegojmë se oferta për rritjen e këtij kampi opozitar vazhdon të mbetet e hapur.

Marketing

Me këtë rast dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se ne, deri tash kemi pasur disa takime me kreun e Aleancës për Shqiptarët dhe ai e ka të hapur ftesën që të vijë me përfaqësim dinjitoz.

Lidhja Europiane për Ndryshim dëshiron t’i sigurojë shqiptarët se fitorja e këtij koalicioni, e mbështetur edhe nga mërgata shqiptare dhe nga faktori relevant shqiptar në rajon, tashmë është evidente dhe këtë ortek nuk ka kush e ndalë.

Jo vetëm sondazhet, por edhe fryma e fitores, por dhe mënyra se si sillet BDI-ja kundrejt Lidhjes për anëtarin e KSHZ-së, si edhe mundësitë e krijimit të qeverisë së ardhshme, të gjitha janë dëshmi se nuk është më e diskutueshme tema e fitores, por kjo ia mundëson votuesit të ASH-së të jetë i përfaqësuar në anën që e dërgon BDI-në në opozitë.

Tanimë është evidente se zëri i qytetarit shqiptar, përfshirë edhe zërin e aktivistit dhe përkrahësit të ASH-së është pro ndryshimit në skenën politike shqiptare në vend, prandaj bashkimi i ASH-së me Lidhjen, do të mundësojë që fitorja pranverore të jetë edhe më e madhe dhe bindëse.

Ndryshimi në skenën politike shqiptare gjithsesi që do të vijë dhe të gjithë janë të mirëseardhur për t`u bërë pjesë e tij.

Marketing