Lidhja Europiane për Ndryshim pyet Ali Ahmetin – ku është Drin Ahmeti?

Ashtu siç e dimë, pak para Vitit të Ri, nipi i Ali Ahmetit, pronari formal i QT “Soravia” në Shkup, Drin Ahmeti, u kap me pajisje
piroteknike, për të cilat Kodi Penal parashikon ndëshkim deri në 10 vjet
burg. Megjithatë, ai – për shkak se është nipçe i kapos Ali Ahmetit – vazhdon të endet i lirë, ndërsa ata që rrezikohen janë policët që e kanë kapur me eksploziv.
Kjo është arsyeja që sot jemi këtu për ta pyetur Ali Ahmetin se ku është Drin Ahmeti dhe si bëhet që ligji nuk vlen njësoj edhe për familjarët e tij?! Po të mos ishte Drin Ahmeti nipi i kapos ose kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku do ishte sot ai? Si u bë që një djalosh, si Drin Ahmeti, të jetë mbi ligjin?! Kush është ai gjykatës që
për familjarët e Ali Ahmetit ka shpikur dispozita të tjera, që nuk vlejnë njësoj edhe për qytetarët e tjerë?!
Kështu, derisa shqiptarët e tjerë, shpesh edhe krejt të pafajshëm, dergjen burgjeve, familjarët e Ali Ahmetit azdisen, e thyejnë ligjin dhe nuk i japin pesë pare.
Duke qenë kështu, Lidhja Europiane për Ndryshim konstaton se kriminaliteti dhe abuzimi me drejtësinë nga BDI-ja ka marrë përmasa
shqetësuese, të cilat le që e rrezikojnë perspektivën europiane të vendit, por tashmë janë bërë të rrezikshme edhe për vetë jetën e
qytetarëve tanë. Prandaj, dërgimi në opozitë i familjes Ahmeti është shndërruar në mision shpëtimi për shqiptarët, për vendin dhe për mbarë qytetarët.

Marketing
Marketing