Lidhja Europiane për Ndryshim: Si kandidon për president PACIENTI i Gruevskit?

Tashmë kur është bërë publike se kandidati i BDI-së për president do të
jetë Bujar Osmani, dëshirojmë t’ia kujtojmë opinionit se kush është në
të vërtetë ky kandidat dhe sa meriton ai të jetë kandidat e le më
president i zgjedhur i Maqedonisë së Veriut.
Dikush edhe mund ta ketë harruar, por ata që i ndjekin zhvillimet te ne,
e mbajnë mend mirë Bujar Osmanin si ministër të Shëndetësisë të qeverisë
së Gruevskit gjatë viteve 2008-2011. Dhe, suksesi i vetëm i tij në ato
vite ka qenë “ministri më i korruptuar shqiptar kurdoherë”. Ai është
funksionari i vetëm shqiptar që është hetuar nga Prokuroria Speciale
Publike për lëndën “PACIENTI”, e cila kur iu desh LSDM-së më 2017, u
hesht. Megjithëse gozhdët janë hequr, gjurmët kanë mbetur.
Prandaj ne sot jemi këtu që ta pyesim Bujar Osmanin se çfarë është bërë
me lëndën “PACIENTI” dhe ku kanë përfunduar paratë e asaj lënde? Përveç
kësaj, derisa ai pretendon të kandidojë për president, ia ka borxh
opinionit të përgjigjet edhe në pyetjen “A është e vërtetë se
respiratorët gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 janë blerë përmes një
kompanie ruse dhe cila është lidhja e tij me këtë kompani?”, si dhe në
pyetjen “Cila është lidhja e tij me kompaninë që ka importuar maska në
kohën e pandemisë COVID-19 dhe a ka kërkuar ai nga të gjitha
institucionet që t’i përdorin ato maska?”. Një kandidat për president
dhe një ministër që fjalën më të shpeshtë në retorikën e tij patetike e
ka fjalën “eurointegrim”, duhet të përgjigjet në këto pyetje nëse
dëshiron ta përfitojë besimin e qytetarëve.
Derisa Bujar Osmani të përgjigjet në këto pyetje, më shumë për opinionin
sesa për ne, ngase ne i dimë saktë ato përgjigje, dëshirojmë ta
njoftojmë publikun se edhe në ditët në vijim do të kemi disa paraqitje
me të cilat Pacienti i Gruevskit, Bujar Osmani, do të bëhet edhe më i
njohur për qytetarët e vendit tonë.

Marketing