Sot janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 19-të në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Lideri i renditjes Makedonija Gjorçe Petrovi ka mundur Ohrin me rezultatin minimal 1:0.
Bashkimi i Kumanovës ka barazuar 1:1 me Borecin.
Ndërkaq, skuadra tjetër shqiptare, Arsimi i Çegranit ka regjistruar fitore, pasi mposhti me rezultatin 1:0 Bellasicën. Në ndeshjet tjera më interesante Skopje mundi 3:0 Vardarskin, Vardar Negotino fitoi Osogovën me rezultatin 1:0, teksa takimi ndërmjet Pobedës dhe Bregallnicës përfundoi me barazim pa gola.