Inter ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Evropës.
‘Zikaltrit’ e udhëhequr nga Antonio Conte kanë mposhtur skuadrën e Ludogorets me rezultatin 2:1 (4:1).
Inter e gjeti vetën në disavantazh në minutën e 26’, kur Cauly Oliveira Souza dërgoi topin në rrjetë, për të rihapur sfidën.
Por, Cristiano Biraghi reagoi pas vetëm pesë minutave, për të barazuar shifrat në 1:1.
Kualifikimin e Inter dhe fatin e takimit të sotëm e vulosi Romelu Lukaku, me golin e shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë.
Kështu, me rezultatin 4:1 në total, Inter siguron biletën për 1/16-ën e finales në Ligën e Evropës.