Liga e Kampioneve, AEK-Dinamo Zagrebit nis me tragjedi

Në Greqi ndeshja mes AEK-ut të Athinës dhe Dinamos së Zagrebit ka humbur përmasat e një ndeshjeje futbolli pasi një 24-vjeçar ka humbur jetën në një përleshje mes dy tifogrupeve.

Marketing

Policia greke raportoi se ulrasit e Dinamo Zagreb kanë vrarë me thikë një tifoz grek, i cili i përkiste ultrasve të AEK-ut. Nga përleshjet mes dy tifogrupeve, kanë mbetur të plagosur edhe 6 tifozë të tjerë të cilët janë transportuar menjëherë për në spital dhe aktualisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, tifozi që ka mbetur i vrarë, ka marrë plagë të rënda dhe pavarësisht ndihmës mjekësore që mori në një spital të Athinës nuk arriti që të mbijetonte.

Sa i përket takimit deri më tani UEFA nuk ka në plan shtyrjen e eventit, i cili nis në orën 20:45 në stadiumin “OPAP Arena” të Athinës.