Liga e Kampionëve rikthehet me sistem të ri, përballje të forta sonte

Sonte nis edicioni i ri në Champions League.

Marketing

Adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të shohin përballje interesante mes ekipeve.

Në program do të jenë gjithsej gjashtë ndeshje, dy me fillim nga ora 18:45: Juventus – Psv Eindhoven dhe Young Boys Aston Villa.
Derisa katër ndeshje të tjera do të fillojnë nga ora 21:00.

Derbi i kësaj mbrëmje parashihet të zhvillohet në “San Siro” në mes të Ac Milan dhe Liverpoolit.

Të gjitha ndeshjet e sotme dhe orari:

Juventus – PSV Eindhoven 18:45

Young Boys – Aston Villa 18:45

Milan – Liverpool ora 21:00

Bayern Munich – Dinamo Zagreb ora 21:00

Real Madrid – Stuttgart ora 21:00

Sporting Lisbona – Lille ora 21:00

Po ashtu lojë interesante pritet të jenë edhe ndeshjet në mes të Bayern Munchen dhe Dinamo Zagreb, Real Madrid – VFB Stuttgart dhe Sporting – Lille.

Liga e Kampionëve rikthehet me sistem të ri të garës. Sipas vendimit të UEFA-së, faza e grupeve tashmë është zëvendësuar me një sistem të ri, të quajtur Faza e Ligës, aty ku do të shohim ndeshje jashtëzakonisht të forta.

Marketing