Liga e Kampionëve rikthehet sonte me super sfida, vëmendja në Madrid

Xhiroja e tretë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve rikthehet sonte me plotë sfida interesante.

Marketing

Mes tyre vlen të veçohet ajo mes Real Madrid dhe Inter, e cila mund të përcaktojë shumëçka për kalimin tutje. Të dyja ekipet nuk e kanë nisur ashtu siç pritej edicionin e LK, me spanjollët që tubojnë vetëm një pikë pas dy ndeshjeve, kurse italianët kanë dy sosh.

Shakhtar dhe Monchengladbach që janë të njëjtin grup po dalin të jenë ‘kocka të forta’ për dy ekipet me nam evropian.

Ndeshja që luhet në ”Alfredo Di Stefano” fillon nga ora 21:00.

Atalanta kundër Liverpool mbetet një tjetër ndeshje për të mos u humbur sonte.

Marketing