Tifozët e futbollit edhe sot (e shtunë) kanë një ditë të mbushur me ndeshje.
Liga e Kombeve vazhdon me ndeshjet e xhiros së parë në të gjitha ligat.
Sot, në orar janë nëntë ndeshje, ku Liga A vjen me katër super sfida.
Nga ora 18:00, Islanda do të jetë nikoqir i Anglisë, ndërsa nga ora 20:00 luajnë:
Danimarkë – Belgjikë
Portugali – Kroaci
Suedi – Francë
Në Ligën C, një ndeshje që u intereson edhe tifozëve të Kosovës, është ajo mes Maqedonisë dhe Armenisë.
Maqedonia është kundërshtare e Kosovës në Play Off e Ligës së Kombeve, në ndeshjen që luhet në tetor.