Liga e Kombeve vazhdon sot me katër ndeshje të tjera – Belgjika merr vëmendjen

Liga e Kombeve ka katër ndeshje të tjera në orar për ditën e sotme.

Marketing

Liga A dhe Liga B e Kombeve sjellin nga dy ndeshje secila, për të vazhduar spektaklin e këtij kompeticioni, shkruan lajmi.net.

Në kuadër të grupit 4 të Ligës A, Belgjika luan kundër Polonisë, kurse Uellsi pret kombëtaren e Holandës.

Në anën tjetër, grupi 1 i Ligës B, sjell edhe dy përballje të tjera.

Republika e Irlandës pret kombëtaren e Ukrainës, kurse Skocia luan si nikoqire e Armenisë. Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 20:45.

Kosova luan ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve gjatë ditës së nesërme.