Liga e Parë në Futboll: Vardari mposhti Pelisterin në Manastir!

Është zhvilluar ndeshja e parë në kuadër të xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit.

Marketing

Në Manastir, Vardari shënoi fitore kundër Pelisterit me rezultatin 3:1.

Të parët avancuan vendasit në minutën e 11-të përmes Kerim, kurse kthesa për Vardarin erdhi falë golave të Zakariqit nga penaltia në minutën e 20-të dhe dy golave të Roxhers Mato.

Ndeshja e “rivalëve të përbetuar” Pelisteri – Vardari pati edhe momentin emotiv.

Pikërisht në minutën e 59:00 ndeshja u ndërpre kurse futbollistët e dy ekipeve bashkë me tifozët në stadiumin e Manastirit, thuajse për një minutë duartrokitën në shenjë nderimi për të prekurit nga tragjedia në Koçanë.

Ndeshjet tjera të ligës së parë zhvillohen të hënën.

Marketing