Ligjet e pamiratuara/ Xhaferi: Propozuesit fajtorë për ngecjen e tyre

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi është përgjigjur akuzave të opozitës shqiptare për mosmiratimin e ligjeve të rëndësishme, sikurse Ligji për Shtetësinë, Ligji për Ambientin Jetësor, Strategjia Nacionale për Parandalim të Korrupsionit, Ligji për Parandalim të Dhunës në Terrene Sportive, Ligji për Lojërat e Fatit dhe Ligji për Ndryshimin e Librave Shkollorë. Xhaferi n për Tvm 2, tha se fajtorë janë propozuesit e ligjeve për mosmiratimin e tyre dhe se akuzat e tyre janë pjesë e fushatës.

Marketing

“Ligji për Shtetësi është lëshuar në procedurë të rregullt. Nënshkrues janë dy deputetë, një i LSDM-së dhe një i Besës. Nëse kanë pasur qëllim real që ai ligj të kalojë, pse nuk e lëshuan në procedurë të shkurtuar që në atë rast do të shkonte në sistemin politik, siç shkoi Ligji për Kodin Zgjedhor për implementim të vërejtjeve të OBSE-ODIHR dhe nivelizimin e zonave zgjedhore 6 dhe 5. Ka një pjesë të ligjeve që me amendamente janë bllokuar në komision që nuk është punë pse nuk i kam kaluar unë. Unë kam të qartë gjithçka që do të përdoret në fushatë, por supozoj që të gjitha ato që do t’i përdorin në fushatë duhet të llogarisin se faktet dhe argumentet janë aty. Para fakteve heshtin të gjithë.”,- tha kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

Ligji i Gjuhëve, i cili u miratua pas tetë muajve debat, Xhaferi thotë se përmbush gjitha pritshmëritë dhe duhet zbatuar ashtu siç është miratuar. Xhaferi thotë se 150 ligjet e mbetura në procedurë parlamentare janë si pasojë e hapësirës së ngushtë kohore që ligjet të kalojnë të gjitha filtrat parlamentarë.