Ligjet për korridoret me flamur europian, LSDM dhe BDI kundër kaosit të VMRO -së

Partia në pushtet LSDM thotë se s’do lejojnë kaos me Korridoret 8 dhe 10D sikurse me autostradën Kërçovë – Ohër, sipas tyre simbol i krimit dhe korrupsionit. Grupi parlamentar zotohet se do të zbraps bllokimet e VMRO – DPMNE –së dhe të Majtës në Kuvend.

Marketing

“Ne si grup parlamentar këtë s’do ta lejojmë. Do të shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat që janë në dispozicion dhe nëpërmjet një procedurae përkatëse ligjore do t’i miratojmw ndryshimet e pesë ligjeve, të cilat garantojnë ndërtim më të lirë dhe më të shepjtë të korridoreve”, theksoi deputetja e LSDM-së, Daniella Nikollova.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerësojnë vendimin e djeshëm të Qeverisë për dorëzimin e propozim ligjeve për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D me flamur europian.

“Bllokada e paarsyeshme e VMRO-së dhe Së Majtës i kushton shtetit dhe qytetarëve më shumë se 150 milionë euro ndërtime më të shtrenjta dhe mbi dy vjet ndërtim të gjatë. VMRO dhe E Majta në mënyrë aktive po bllokojnë në Kuvend mbi 500 milionë euro projekte për qytetarët, pa asnjë arsye për t’i dështuar projektet për motive të ulëta ditore politike. Këtë duhet ta dijnë qytetarët dhe do ta ndëshkojnë në zgjedhje”, thonë mes tjerash nga BDI.

Qeveria synon që me projektet inafrastrukturore të krijohet lidhje më e mirë e shtetit me rajonin, përfitime në ekonomi, përkatësisht hapjen e 8 mijë vendeve të punës, dhe rritje prej 2% të prodhimit të brendshëm bruto, në nivel vjetor.