Ligjet reformuese në kuvend, përplasje mes VMRO-së dhe ministres Deskovska

Ligjet reformuese të pakos qeveritare të planit 18 po kalojnë aktualisht procedurat parlamentare.

Marketing

Ligji mbi gjykatat, Këshillin Gjyqësor, Ligji për kundërvajtje dhe Kodi Penal, përplasën ministren Deskovska dhe deputetët e opozitës maqedonase, e cila akuzoi pushtetin se nuk dëshiron të dëgjojë asnjë mendim kundër.

Deskovska këshilloi opozitën të kenë kujdes me tendencat për të zgjatur debatin, sepse mund të keqkuptohen.

Kjo shkaktoi reagimin e VMRO-së që tha se pushteti ka gjetur formulën, sa herë dikush mendon ndryshe e akuzojnë si rusofil.

“Nëse është në pajtim nga Komisioni Venecias, vërtetimin dhe vulën e keni të gjithë para jush. Kështu që tendencat dhe kërkesat për ta zgjatur debatin mund të interpretohen në mënyra të ndryshme dhe për motive të ndryshme”,- theksoi ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.

“Pse jemi ne opozitë nëse nuk bëjmë kërkesa për përmirësimin e tekstit të ligjit? Atëherë të zgjohemi ne si opozitë dhe të largohemi, pasi tendencat tuaja se ne duam të bllokojmë ose kemi orientim tjetër, nuk ju mbajnë”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

“Kolegë deputetë mos u mundoni të jepni asnjë vërejtje për tekstin e ligjit, sepse do të tregoheni rusofil dhe kundër BE-së vetëm për shkakun se jeni të vendosur të jepni vërejtje ndaj punës së ministres së drejtësisë”,- u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.